Nuk e kam vozitur, por kam pasur kontakt me veturën e blinduar. Kam qenë para dhe pas asaj veture. Vetura e vjetër kishte shumë defekte.
Personalitetet VIP, apo Gruevskin e kemi nxjerr dhe transportuar me veturë tjetër. Në shumë raste jemi nisur me veturë të blinduar, ndërsa kemi arritur me tjetër jo të blinduar, ka thënë dëshmitari Bobi P, i cili ka qenë pjesë e sigurimit të Gruevskit.

Ai ka thënë se për Gruevskin nuk ishte me rëndësi se me çfarë veture vozitet, ndërsa siç ka shtuar mercedesin e kanë përdorur edhe delegacione. I pari në të është ulur Ban Ki-mun, është vozitur edhe delegacion i Katarit, presidenti serb Tomisllav Nikoliq dhe tjerë.