Nuk ka album nga Dua Lipa këtë dimër.
 Ka kohë që Dua Lipa ka lajmëruar se albumi i saj i parë do të publikohet me 10 shkurt të vitit 2017.

Ajo madje i ka bërë të mundur fansave që të porosisin albumin, i cili ka emrin e vet këngëtare.

Por, tani Dua ka një lajm të keq! Ajo ka treguar se është shtyrë data e publikimit të album për në fillim të qeshorit.

Dua ka shkruar: “Data e publikimit të albumit tim është shtyrë për 2 qershor, në mënyrë që të përfshij edhe disa këngë të reja dhe bashkëpunime për të cilat po punoj. Më vjen shumë keq që po e shtyj por ju premtoj se përfundimisht do të jetë më 2 qershor. Unë jam një perfeksioniste dhe dua të ju jap albumin më të mirë që mundem. Kam disa njoftime këtë muaj që do i zbuloj së shpejti.“/Lajmi.net/