Kandidatja për ministre të Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskovska, para gazetarëve deklaroi se shumica e re parlamentare do të bëjë çmos që pika për shfuqizimin e testimit ekstern të vihet në rend dite në seancë gjatë ditës së enjte. Deskovska deklaroi se përveç testimit ekstern do të bëhet përpjekje që nesër Kuvendi të diskutojë edhe për Kodin Zgjedhor, gjegjësisht zgjidhjen e bllokimit të institucioneve lokale dhe mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal.