Këshilli Qendror i LSDM-së sonte ka mbajtur mbledhje në të cilën ka diskutuar për të gjithë rrethanat politike, përfshirë edhe zgjerimin e planifikuar të përbërjes qeveritare, si dhe përfshirjen e Lëvizjes BESA në Qeveri. Zaev i ka informuar bashkëpartiakët e tij se po fillojnë bisedime thelbësore për zgjerimin e koalicionit qeveritar.

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani tha se bisedime për hyrje në Qeveri ka, por se nuk mund të japin detaje konkrete derisa kryetari Afrim Gashi të kthehet nga udhëtimi zyrtar në Zvicër.

Gjatë mbledhjes së sontme, Kryesisë Qendrore të LSDM-së i janë bashkuar edhe dy anëtarë, ish kryetai i Komunës Qendër dhe ish kryetar i PLD-së, Andrej Zhernovski, si dhe deputeti i pavarur i cili ishte edhe pjesë e kolaicionit të VMRO-DPMNE-së si anëtar i partisë GROM, Çedomir Sazdovski.

Mësohet se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i ka porositur ministrat nga partia e tij që të punojnë drejtë dhe të tregojnë rezultate, ose në të kundërtën do të shkarkohen nga postet.

Zaev ka porositur bashkë partiakët e tij se duhet të punojnë dhe të tregojnë rezultate me të cilat LSDM do të dëshmojë se si duhet të qeveriset me shtetin në të kundërtën do të ndëshkohen.