Dezinsketim me ajror kundër mushkonjave do të kryhet në rajonin e Bashkisë së Shkupit më 8 dhe 9 shtator në orët e hershme të mëngjesit.

Në rast se kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për këtë, dezinsektimi me aeroplan do të kryhet ditën e rradhës me kushte të volitshme të motit.

Bashkia e Shkupit i informon bletarët që në kohën e duhur të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.