Të dhënat e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), tregojnë se në vitin 2016, 439000 qytetarë kanë parashtruar lista me tatime, ku kanë treguar të hyrat bruto prej 2.8 miliard euro, ndërsa kanë paguar tatim personal në lartësi prej 162.6 milion euro, shkruan Koha.

Të hyra më të mëdha vitin e kaluar kanë paraqitur pensionistët nga Strumica dhe Shkupi, të cilët pos pensioneve kanë realizuar edhe të hyra në baza tjera. Përfitime më të larta kanë paraqitur pensionisti nga Strumica edhe atë 48.1 milion denar si të hyra të përgjithshme bruto duke e përfshirë këtu edhe pensionin.

Të hyra më të larta bruto vetëm nëpërmjet pensionit ka paraqitur një shkupjan edhe atë 1.838.837 denarë.