Të paktën dhjetë persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe raketa lundruese të Rusisë ndaj Ukrainës. Moska ka goditur me dronë Shahed të prodhimit iranian në qytetet e Lëvivit, Harkivit, Odesës, Konotop, Kievin dhe Dnipron. Sulmet me dronë kanë shkaktuar viktima, të plagosur dhe zjarre në ndërtesa. Sipas autoriteteve ukrainase, qytetet më të goditura janë Harkivi dhe Lëvivi, të cilat janë sulmuar nga 10 raketa. Gjithashtu, shpërthime janë raportuar në dy qytetet, ku jetojnë mbi 1 milion banorë. Me ndihmën e Perëndimit, Ukraina po mbron veten nga pushtimi i paprovokuar i nisur nga Rusia mbi 22 muaj më parë. /Alsat.mk