Dhjetëra policë të cilët në mënyrë joprofesionale e kanë kryer punën me 27 prill në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kanë dhënë dorëheqje, jozyrtarisht mëson “Fokus” , njofton FOL.

Sipas burimeve të “Fokus” vendimet për dorëheqje janë nënshkruar të premten.

Sipas informatave jozyrtere dorëheqje ka dhënë i gjithë kordoni i policëve që ka qenë para Kuvendit dhe disa policë të tjerë  për mos marrjen e masave në moment të kryerjes së veprës penale.

Në takimin që ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski e pati me gazetarët theksoi se deri tani janë suspenduar 42 policë, ndërsa kundër 70 zhvillohen procedura disiplinore.

Pritet informatë nga MPB-ja.