Me kërkesë të Prokurorisë Publike, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka nxjerrë flet-arrest për 15 persona. Bëhet fjalë për persona të cilët ishin pjesë e protestuesve të cilët ushtruan dhunë ndaj, deputetëve dhe gazetarëve.

Flet-arresti është lëshuar dhe policia është në ndjekje për kapjen e personave, ata pritet së shpejti të privohen nga liria dhe t’i dorëzohen sa më shpejt Prokurorisë, të merren në pyetje, prej nga pason edhe marrja e masës së sigurisë ndaj tyre.

Ndryshe këto janë urdhrat e parë pas lirimit të 8 personave të ndaluar që nga nata e protestave.

“Bëhet fjaë për B.D, B.I, dhe I.D. MPB vazhdon intensivisht të punojë për zbardhjen e dhunës në Kuvend duke siguruar dëshmi”, thonë nga MPB.

Edhe pse kaluan dy ditë nga sulmet në Kuvend dhe MPB ngirt flet-arreste sërish nga Prokuroria Publike nuk kemi asnjë reagim dhe informacion.