Sektori për Punë të Brendshme në Dibër ka ngritur kallzëim penal ndaj B.B (60) për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të ngacmimit seksual ndaj një fëmije që nuk kishte ende 14 vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kallëzimin penal është përfshirë edhe A.K (37), gjithashtu nga Dibra, që dyshohet se ka kryer veprën penale të knaqësisë së epsheve në prani të tjerëve, si edhe për braktisje dhe maltretim të fëmijës.

Sipas Policisë, B.B e ka ngacmuar seksualisht të miturën, e bina e A.K. Kjo e fundit, me kërkesë të B.B e ka detyruar të bijën e mitur që ndaj saj të kryhen ngacmime të tilla.

E mitura e ka njoftuar babain e saj për rastin në fjalë. Ajo është marrë në pyetje nga persona të Qendrës ndërkomunale për punë sociale në Dibër. Pritet vendim gjyqësor për masa shtesë për mbrojtjen e saj./Telegrafi