Aktivsti i palodhur dibran, Arbëror Velica, ka alarmuar opinionin lidhur me rrezikun e ri që po i kanoset këtij qyteti. Dibra me sukses e tejkaloi epideminë e Koronavirusit, duke dhënë shembull për mbarë Maqedoninë e Veriut, por tani përballet me ajrin e ndotur nga deponia. “Ne Dibranët ndoshta shpëtuam nga Covid 19 por nga tymi i Deponisë duket se edhe sivjet do Helmohemi. Një nga Premtimet e Kryetarit aktual ishte zgjidhja e problemit me Deponinë e Qytetit. Kjo është edhe më keq se Covid 19. Ky tym përmban gjithë sëmundjet që mund të na kapin mua që flasi dhe ju që heshtni”, thotë Velica, duke publikuar edhe fotografitë nga deponia.