Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.