Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës, mbrëmë në Tv24 ka folur rreth ngjarjeve të fundit brenda LSDM-së, parti në të cilën edhe ai ishte anëtar deri para një periudhe të shkurtër por pas disa përçarjeve, Dimitrievski u distancua dhe madje konkuroi si i pavarur në zgjedhje, transmeton Zhurnal.

Siç shprehet ai, disa persona në LSDM nuk i takojnë fare LSDM-së dhe duhet të jenë një e kaluar në parti.

“Partia ime LSDM devijoi nga ideologjia, numër i madh i njerëzve në udhëheqësinë e LSDM-së asnjëherë nuk i kanë takuar partisë. Konkretisht, FSSHM e udhëhiqnin njerëz që nuk janë pjesë e LSDM-së, Milla Carovska dhe Venko Filipçe vepronin në mënyrë lukrative, ato duhet të jenë e kaluar për partinë”, deklaroi Maksim Dimitrievski.

Sipas tij, qytetarët dënuan politikat e partisë dhe jo kandidatët për kryetarë komune.

“Qytetarët dërguan mesazh. Nuk humbën vetëm kandidatët për kryetarë të komunave por politikat që udhëhiqeshin në nivel qendror. Në Kumanovë gjendja ishte më ndryshe. Konfirmoj se asnjë interes partiak nuk mund të jetë para interesave nacionale. Nga LSDM numër i madh i miqve më uruan, por për fat të keq Zaev ende nuk më është paraqitur. Shumë jam i dëshpëruar nga deklarata e Zaev se janë bashkuar viktimat me dhunuesit – asnjëherë nuk jam bashkuar me VMRO-DPMNE-në, edhe pse mora mbështetje edhe në rrethin e parë edhe në të dytin. Unë më ndryshe do të bëj pyetje, a mua më iku Gruevski nga Maqedonia? E për këtë Zaev duhet të jep sqarim, politikat humbëse e sollën partinë në këtë situatë”, deklaroi Dimitrievski./Zhurnal.mk/