Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov mbrëmë në twitter dhe në facebookun e tij shkroi se asnjë nga bashkëbiseduesit me të cilët deri tani ka pasur takime, nuk kërkoi që Maqedonia të jetë vend destinacioni për refugjatët.

“Pata qindra takime nga 1 korriku e këtej. Asnjë prej bashkëbiseduesve nuk kërkoi që Maqedonia të jetë vend destinacioni për refugjatët. Fakt”, shkruhet në twittin dhe postimin e Dimitrov.

Ministria shtoi se nevoja që të përhapet frikë rrjedh nga frika individuale – nga përgjegjësia.