Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot me ftesë të kolegut hungarez Peter Sijarto, do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve të grupit të Vishegradit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Budapest, përcjell Fol.

Takimi i sivjetëm në Budapest mbahet në kuadër të presidencës hungareze me grupin e Vishegradit, ndërsa gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ministrat e punëve të brendshme të Estonisë, Rumanisë dhe Sllovenisë. Temë qendrore e takimit është euro-integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Grupi i Vishegradit – V4, të cilin e përbëjnë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, është mbështetës tradicional i perspektivës evropiane të Ballkanit. Kjo konfirmohet edhe me mbajtjen e takimeve të rregullta vjeshtore të ministrave të punëve të jashtme në formatin V4 dhe Ballkani Perëndimor. /AIM/ Fol/