Dimovski e godet kryeministrin Edi Rama

Nuk ka të ndalur debati në Kuvendin e Maqedonisë, por i njëjti nuk bëhet për pikat që duhet të ketë zgjidhje; emërimi i kryetarit të KZE dhe kryeparlamentarit, por i njëjti vazhdon për Platformën politike shqiptare dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së asesi të pajtohen me agjendën politike qeverisëse të LSDM-së.

“Të fshehësh marrëveshjet nuk është e mirë, marrëveshjet duhet të jenë publike për të gjithë opinionin për ne deputetët dhe për kolegët nga LSDM-ja të cilët kanë deklaruar se nuk e kanë parë marrëveshjen për gjuhën shqipe. Përsëris edhe njëherë qëndrimin tim, kryeministri shqiptar nuk i ka mdihmuar aspak Maqedonisë po as partitë politike shqiptare po edhe shqiptarëve të Maqedonis. Ai këto gjëra i bën vetëm për politik ditore të veten atje në Shqipëri”, tha nga foltorja Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.