Kjo është rrënimi i unitari…Futja e dygjuhësisë do të thotë edhe futjen e shtetit binacional, ka theksuar deputeti i OBRM-PRUKM, Ilija Dimovski në emisionin ‘Jadi Burek’ të televizionit Sitell 3.

 

‘Sot jemi në fazën kur shikojmë se ai çka bën pazare nuk ka mbështetjen e shumicës’, ka theksuar Dimovski. Ai poashtu tha se deputetët shqiptarë angazhohen për vendimet konsensuale në Maqedoni, në të kundërtën e vendimeve të shumicës, çka sipas tij, është federalizimit.

Dimovski ka theksuar se futja e dygjuhësisë është faza e parë të federalizimit, kurse më pas në të dytën do të shfrytëzohen kufijtë nga territori i ndarjes nga Ligji prej vitit 2004. /Telegrafi/