Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM mbrëmë i ftuar në edicionin e lajmeve Kanal 5 për gjuhën e Zoran Zaevit nga fillimi ka thënë se nëse duhet të komentohen me një fjalë ajo është manipulim.

 

‘Zoran Zaev nuk u tërhoq nga Deklarata e Tiranës, nuk tregoi përgjigje precize për asnjë çështje, për asnjë çështje e cila i tangon qytetarët nuk tha as po, as jo, por ka filluar të bind në formën e asaj se ekspertët kushtetues do të thonin se do të kishte debat, do të diskutoheshte, do të ishte kështu, do të ishte ashtu’, tha Dimovski.

Ai tha se nuk është e vërtetë, sepse fakt është se është konfirmuar nga shumë politikanë nga ana e BDI-së, duke përfshirë edhe kryetarin Ahmeti, se teksti i ligjit për gjuhën, është në përputhje, precizuar dhe i mbyllur.