Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski nuk do të marrë pjesë në Kongresin e partisë pasi që sipas tij, personat dhe organet udhëheqës të partisë nuk kanë mundësuar kushte për zgjedhje demokratike të një kryetari që do të pasqyronet vullnetin e vërtetë të anëtarëve.

“Ky Kongres nuk e mban legjitimitetin e anëtarësisë së gjerë të OBRM-PDUKM-së. Ka deficit politik dhe shprehje të qartë të krijimit të situatës së zgjedhjes formale të një vendimi tanimë të marë, pa përfshirje të komiteteve tona vendore dhe komunale, veteranëve dhe gjithë anëtarësisë së partisë. Vërejtjet e mia nuk janë nga shkaqe personale, por bëhet fjalë për dallime principiele dhe konceptuale”, shkruan Dimovski./Telegrafi/