Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në debatet e komisionit mbi ndryshimet kushtetuese në Parlament, sugjeroi që krahas Marrëveshjes kornizë të Ohrit në Preambulën e Kushtetutës të hyjnë edhe tri dokumente.

Njëri është Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë nga viti 1991, pastaj rregullat e komitetit kryengritës maqedonas të Kryengritjes së Kresnës nga viti 1878, si dhe kushtetuta e parë e TMRO e vitit 1896.

Arsyeja të cilën ai e theksoi për Kushtetutën e vitit 1991, është se ajo është kushtetuta e parë e shtetit tërësisht të pavarur dhe sovran. Propozimin për futjen e rregullave të komitetit kryengritës, Dimovski e shpjegoi me atë që në këto rregulla përcaktohet koncepti i shtetit të ardhshëm maqedonas, përderisa për Komitetin e TMRO ai theksoi që është dokument me të cilin formohet organizimi i parë i maqedonasve.