Deputetët zviceranë kundërshtojnë masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. KËshtu bëhet e ditur në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth.

Në letrën, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.

Në këtë formë, politikanët zviceranë po i bëjnë thirrje presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që të rishqyrtojë qëndrimin e BE-së. Sipas tyre, kosovarët meritojnë “që Evropa t’ua hapë derën dhe të mos i dëshpërojnë”.

“Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Wermuth në Twitter.

Sipas letrës, deputetët zviceranë janë të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve.

“Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar”, thuhet në letër.

Ata kanë kritikuar BE-në për masa të njëanshme.

“Ju ia ktheni shpinën të gjitha gjërave të qeverisë në Ballkanin Perëndimor e cila ndoshta është më e vendosura në anën e ukrainasve dhe demokracisë evropiane. Kjo ishte zhgënjyese”, thuhet po aty.