Kandidati për këshilltar në komunën e Tetovës, nga radhët e BDI-së, Liridon Disha, sot në emisionin ClickPlus në TV21 ka akuzuar kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, se nëpërmjet buxhetit të komunës po paguan klanet e afërta të partisë së tij. Ai ka bërë një shembull me pikën e buxhetit përsa i përket planifikimit hapësinor ku shuma është dhjetëfishuar.

Kemi miratuar buxhetin e komunës vitin e kaluar, në shumë pika ku kemi miratuar buxhetin me propozim të kryetarit Kasami dhe Lëvizjes Besa. Kemi parë disa diskrepanca ku Lëvizja Besa ka ndarë më shumë buxhet në pika të caktuar. Psh. pika për planifikimin hapësinor, qeverisja e kaluar ka ndarë 45 euro, kjo qeverisje e ka dyfishuar në 450 mijë euro. Ne kemi dyshimet tona pse ai e ën këtë, sepse u ka borxh njerëzve që e kanë sjellë në pushtet.