Mandatari Nikolla Gruevski, njëherit edhe kryetar i OBRM-PDUKM-së parti e cila në zgjedhjet e fundit fitoi 51 mandate sot (deri në mesnatë) e ka afatin e fundit për të formuar shumicë parlamentare me të cilën do të votonte përbërjen e re qeveritare. Nga ajo që dihet zyrtarisht, Nikolla Gruevski, ka realizuar vetëm një takim me kandidatin potencial për Qeverinë e re, Ali Ahmetin, dhe siç thonë të dy, takimi ka qenë në frymën e analizës së rezultateve zgjedhore dhe nuk është biseduar për Qeverinë.

 
 

BDI-ja tashmë për dy ditë me rradhë po zhvillon takime brenda partiake për të vendosur se a do të koalicionojnë me OBRM-PDUKM-në, por akoma nuk kanë arritur të nxjerrin një vendim përfundimtar. Jozyrtarisht mësohet se ditën e djeshme disa nënkryetarë të BDI-së kanë biseduar edhe me LSDM-në, ndërsa pritet që mbledhje brenda BDI-së të vazhdojë edhe sot.

 

Ndryshe, nëse mandatari Nikolla Gruevski nuk arrin të krijojë shumicë parlamentare, sipas Kushtetutës së Maqedonisë presidenti duhet që mandatin t’ia dorëzojë partisë së dytë me më shumë mandate nga zgjedhjet e fundit./Telegrafi/