Donika Bakiu
Në shumë vende të botës gjuha amtare mbrohet me ligj.Termi gjuhë amtare zakonisht i referohet gjuhës së parë të mësuar atë që flasin që në vegjëli. Gjuha amtare është gjuhë e mësuar nga folësi në fëmijërinë e hershme pa udhëzim zyrtar. Sipas Klugesë, fjala ndoshta është krijuar sipas modelit të latinishtes lingua materna (fjalë për fjalë: “gjuha nga ana e nënës”). Në vitin 1999, UNESCO vendosi të caktojë 21 shkurtin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Kjo ditë është një kujtesë se rreth 7000 gjuhët që fliten në planetin tonë duhet të mbrohen. Çdo gjuhë pasqyron një pamje të veçantë të botës. UNESCO ka marrë kauzën e promovimit të gjuhëve si simbol i identitetit kulturor të folësve. Nga ana tjetër, ajo merret gjithashtu me mësimin e gjuhëve të huaja dhe shumëgjuhësinë si një çelës për mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë.Dita e Gjuhës Amtare synon gjithashtu të promovojë shumëgjuhësinë.Të mësosh një gjuhë të dytë ose të tretë do të thotë gjithmonë të përballesh me një kulturë të re dhe të njohësh një pamje të ndryshme të botës.Njohja dhe ruajtja e gjuhës amtare do të thotë forcimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar dhe kulturor.Çdo gjuhë dhe dialekt që ekziston në botë u lejon atyre që i flasin të përcaktojnë veten si një komunitet, me një sërë referencash kulturore, një histori dhe shpesh vlera të përbashkëta.Dua të theksoj një element bazë për shmangien e gabimeve drejtshkrimore , e ajo është ngritja e ndërgjegjes dhe kulturës gjuhësore të secilit prej nesh, duhet të gjithë të mundohemi të shkruajmë pa gabime. Çdo individ e ka për detyrë të bëj çmos për mbrojtjen dhe zbatimin e drejtë të normave dhe rregullave gjuhësore. Nga ana tjetër, kur gjuhët shuhen, diversiteti kulturor i cili përbën pasurinë e njerëzimit, gjithashtu zbehet.