Qindra maturantë nga vendi dhe rajonin kanë vizituar sot Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, për tu njohur me kushtet dhe ofertën akademike që ofron ky Universitet. Kjo ditë , nga UEJL organizohet tradicionalisht për maturantët e shkollave të mesme, të cilët, nga afër informohen për mënyrën e mësimdhënies dhe mësim nxënies, kurrikulat dhe risitë që ofron Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL). Këtë vit në UEJL, pritet të regjistrohen rreth 1000 studentë, 650 – 700 deri diplomike dhe rreth 350 pasuniversitare”.

“Sigurisht se edhe sivjet kemi risi, që janë tre programe studimore, si risi e veçantë, dhe atë njëri është në fakultetin e biznesit dhe ekonomisë, me drejtim financa dhe bankë, pra me specifikim në banka. Është programi i dytë në të njëjtin fakultet, i ndërmarrësis, që në njëfarë mënyre është në bashkëpunim edhe me kompanitë, apo sistem i integruar, dual i mësimdhënies që do jetë teorik por edhe praktik, pra 70 për qind praktikë, 30 për qind teori, dhe njëkohësisht ky është program që do ketë komponente komplet në gjuhën angleze, dhe i financuar tërësisht nga kompani që garanton edhe perspektivën edhe punësim në të. Veç kësaj kem edhe program në fakultetin juridik, të ashtu quajtur informatika juridike”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Rektor i UEJL-së.