Në komunën Qendër në Shkup disa portale kanë shkruar se ka nepotizëm në ushtrimin e funksioneve. Kjo ka të bëjë me rastin e këshilltares Biljana Çurillova nga LSDM dhe djalit të saj Georgij Çurillov, që pak ditë më parë u emërua për shef të furnizimeve publike në komunën Qendër. Kryetari i kësaj komune, Sasha Bogdanoviç ka theksuar se nuk ka konflikt interesi me emërimin e shefit të ri të furnizimeve publike. Çurilov deri tani ka punuar në ndërmarrjen publike “Parkingjet në komunën Qendër”, ku ai po ashtu kishte një detyrë të lartë.(INA)