Në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 612.391 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë ditës së djeshme pa pasur një rritje të dukshme të interesimit për vaksinim.

Sipas informacioneve të Ministrisë, dje dozën e parë të vaksinimit e kanë marrë 11.732 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 17.427 qytetarë.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë mënyra e vetme të mposhtet pandemia. Vetëm me vaksinim të plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes, si dhe rezultatin fatal”, theksohet në kumtesën e MSH-së.

Deri më tani, në shtet gjithsej janë aplikuar 1.097.855 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 485.464 qytetarë.

“Me numrat e fundit, 68 për qind e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 66 për qind e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës, 62 për qind e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 53 për qind e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës” thekson MSH-ja.

Vaksinimi po zhvillohet pa caktim në pikat e vaksinimit në shtet, derisa vaksinimi në terren po zhvillohet me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural dhe lagje. Për vaksinim të fëmijëve duhet të caktohet termin përmes faqes vakscinacija.mk.