Ministri pa resor përgjegjës për diasporën, Edmond Ademi, djegjen e fotografisë së kryeministrit Zoran Zaev nga demostrantët në Australi, përmes një shkrimi në profilin e tij në fejsbuk e ka quajtur akt primitiv.
Mestjerash Ademi ka shkruar se ai pret që diaspora të bëhet urë që do t’a lidhë Maqedoninë me botën, në vend se të bëhet mjet për qëllime partiake.

“Djegja e imazhit të kryeministrit Zoran Zaev në Australi nga disa individë nga diaspora maqedonase është një akt primitiv për mua.

Akti i cili është si pasojë e politikës nacionaliste dhe izoluese të qeverisë së mëparshme, bazuar në ndarje, urrejtje dhe frikë, e cila për fat të keq u mbështet nga një pjesë e diasporës. Kjo politikë 11 vitet e fundit ka rrezikuar interesat shtetërorë dhe ka çuar vendin në prak të shpërbërjes.

Kjo Qeveri për një kohë të shkurtë e ka kthyer Republikën e Maqedonisë në qendër të ndërtimit të bashkëpunimit regjional dhe i ka përparuar mardhëniet ndërkombëtare.

Dijaspora maqedonase është në veçanti e rëndësishme në këtë proces, në vend që të jetë mjet për qëllime politike, pres që të jetë urë që lidhë Maqedoninë me botën.

Këta janë njerëzit që e dinë më mirë se vlerat e Evropës Perëndimore janë në të njëjtën kohë vlerat maqedonase dhe këtë më së miri mund ta tregojnë këtë për publikun vendas dhe ndërkombëtar.

Natyrisht, i madh është numri i njerëzve progresivë nëpër botë, të cilët janë luftëtarë të vërtetë për interesat e Maqedonië- Maqedonia të jetë një vend i zhvilluar dhe demokratik e cila është e lidhur me botën. Ju Faleminderit”, përfundon Ademi./Gazeta Express