Matia Perin ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Portieri i Xhenoas do humbasë ndeshjen e nesërme ndaj Napolit.

Lajmin e konfirmoi trajneri i Xhenoas, Rolando Maran në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se Perin është në shtëpi me pak temperaturë. Në ndeshjen kundër Napolit, do ta zëvendësojë Federiko Marketi.