Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 150 milionë eurosh për Ansu Fatin. Oferta ishte 125 milionë euro për transferimin dhe 25 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

0

Sipas asaj që raporton “Marca”, Barcelona ka refuzuar menjëherë dhe nuk pranuar të futet në negociata. Emri i klubit që ka bërë ofertën stratosferike për Fatin nuk bëhet i ditur, por mediat në Angli raportojnë se Mançester Junajtid ka qenë ekipi më i interesuar për 17-vjeçarin.

Së fundmi Barcelona e bëri Ansu Fatin pjesë zyrtare të skuadrës së parë, me klauzolën e largimit që u rrit nga 170 milionë euro në 400 milionë euro.