Deponia “Drislla” e cila nga ambientalistët konsiderohej si një ndër ndotësit më të madh të ajrit në vend, për minisitrin i Ambientit dhe Planifikimit Jetësor, Sadulla Duraku është ndër deponitë me kushte më të mira. Duraku më tej premton aksion për mbylljen e deponive të egra në të gjithë territorin.

Neve me deponitë e egra kemi probleme në tërë territorin e Maqedonisë, kurse Drislla është njëra prej më të avancuarave nga deponitë tjera. Ministria e Ambientit Jetësor është duke punuar me një dinamik shumë të madhe që ne të fillojmë dhe të realizojmë projekte për mbyllje e deponive të egra – tha Sadulla Duraku, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Edhe sipas Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësorë është vërtetuar se kjo deponi ështe ndotësi kryesor i ajrit në 3 vitet e fundit në vend. Aktualisht ajo nuk është në funksion por i është dhënë një koncesioneri nga i cili kërkohet plotësimi i kushteve për funksionimin e saj.

Deponia në Drislla është e dhënë me koncesion, është duke u punuar, është duke u rregulluar çështja e deponisë dhe mendoj se për një kohë shumë të shkurtë, koncesioneri së bashkë më Qytetin e Shkupit këtë çështje dhe këtë problematikë do vendosë në binarët e duhur – u shpreh Sadulla Duraku, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Në ndërkohë Inspektorati Shtetëror për Ambient Jetësor ka shfaqur disa pamje prej lartë, ku shihen disa prej lokacioneve të Shkupit të cilat kanë ajrin më të ndotur. Aty shihen stacioni i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunake” – Shkup, rrethi dhe ura në Lisiçe deri te lumi Vardar.