Policia e Kosovës, mbështetur në udhëzimin administrativ mbi shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore, pas dyshimit të arsyeshëm, ka suspenduar një rreshter policor.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se suspendimi i këtij rreshteri policor është bërë mbi arsyen se i njëjti ka rënë ndesh me udhëzimin administrativ të lartcekur, me ç’rast i njëjti gjatë orarit të punës ka dalur në një lokal në Prishtinë. Andaj pas shkeljes së bërë, këtij rreshteri policor i është ndaluar ushtrimi i detyrave policore për 48 orë.

Tutje në njoftim thuhet se Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë gazetarëve dhe mediave për bashkëpunimin e treguar me PK-në, bashkëpunim ky, i cili reflekton edhe në performancën dhe transparencën e Policisë së Kosovës.