Donald Trump ka mbajtur dje fjalimin e tij të parë në Kongresin amerikan dhe ashtu siç pritej ishte një fjalim i bujshëm që ngjalli shumë polemika dhe duartrotikje.

Por një nga momentet me emocionuese ishte padyshim para fillimit të  fjalimit, kur Presidenti mirëpriti në mënyrë spektakolare Melania Trump.

Zonja e Parë u emocionua tej mase kur Trump i detyroi të gjithë të ngriheshin në këmbë dhe të  duartrokasin për të, shkruan “SYRI.net”

“Zonja dhe Zotërinj, anëtarë të Kongresit mirëprisni Zonjën e Parë të Amerikës – tha Trump dhe të  gjithë u panë duke brohoritur dhe duartrokitur fuqishëm.

Melania u detyrua të cohej në këmbë dhe t’i përshëndeste duke buzëqeshur, ndërkohë që fytyra  e saj nuk mundi t’i fshihte emociononet nga kjo pritje spektakolare.