Shkruan Shefik DURAKU

Pjesa normative e Marrveshjes së Ohrit është pjesë përbërëse e Kushtetutës aktuale dhe futja e sajë në Preambulën e Kushtetutës së re nuk prodhon asnjë efekt juridik,Preambula përfshin aspektin historik të krijimit të Shtetit dhe kjo prap është diskutabile nëse është e mirë ose jo.

D.M.Th. Futja e Marrveshjes së Ohrit në Preambulën e Maqedonisë Veriore është një lojë e radhës për tu hudhë shqiptarëve ,,pluhur syve” dhe për tu arsyetuar Zoran Zaevi kundrejt shqiptarëve që e mbështetën në zgjedhje.

Kjo lojë sigurisht është edhe për të arsyetuar rolin e BDI në këtë proces të krijimit të shtetit unitar Maqedonasë që po merr vulën edhe të shqiptarëve e që nesër si pjesë e NATO-s dhe Europës ku ,,luhet fer” shqiptarët s’do të kenë asnjë argument për të kërkuar të drejtat e tyre sepse Marveshja e Ohrit e njeh karakterin Unitarë të Shetit dhe kjo si argument politikë është ,,vula shqiptare” sepse përceptimi politik për Marveshjen e Ohrit është se ajo është ,,element shqiptarë”

Në Evropë do të jemi një ,,vlerë e rrallë” si populli i 20% ku gjuha jonë do të jetë ,,gjuha e pjesës së popullit 20%”

Ta përsëris dhe një herë..
Preambula e çdo shteti nuk prodhon asnjë efekt juridik,në rastin konkret,futja e Marrveshjes së Ohrit (që në aspekt juridik është in-existente sepse është bërë pjesë e Kushtetutës në formë amandamentesh) ka vetëm efektin historik të njohjes së sajë si një moment historik i tëndësishëm në shtetndërtimin e Maqedonisë.
Shqiptarët nuk përfitojnë asgjë në aspekt të avansimit të pozitës juridiko-kushtetuese të tyre.