Drejt rajonit të Shkupit, priten vërshime që do të shoqërohen me errëra jo-stabile të cilat do të shoqërohen me rreshje të mëdha të shiut. Stuhi dhe errëra të fuqishme të cilat mund të shkaktojnë bubullima dhe vetëtima të kohëpaskohshme, thuhet në kumtesën e DPHM.

Drejtoria për punë hidro-meteorologjike, sot pasdite kumtoi se një masë errërash jo-stabile po vjen nga Shqipëria dhe po i drejtohet Maqedonisë.

Në kumtesën e DPHM më tej thuhet se ”mot i paqëndrueshëm do të mbizotron në pjesën jug-perendimore të vendit, dhe të prekura do të jenë rajoni i Ohrit, Strugës dhe Dibrës. DPHM njoftoi se do të ketë stuhi të shoqëruar me shira të vazhdueshëm si dhe stuhi dhe mot i ngjajshëm edhe në rajonin e malit Sharr`.

Në fund të dites përfshirë orët e mbrëmjes, pritet që moti jo-stabil ta përfshijë gjith teritorin e Maqedonisë.