Dramë e vërtetë ka ndodhur në Veles rreth 30 minuta pas mesnate në rrugën “Bllagoj Straçkovski”.

Deri sa Z.A.(38) ka qenë në gjumë në shtëpinë e tij, me dhunë në shtëpi janë futur E.Xh., S.Xh.,A.Xh. dhe R.V.

Së pari E.Xh. ka nxjerr thikën dhe i është kërcënuar që do të vras Z.A. dhe menjëherë pas kërcënimi, personat kanë sulmuar atë duke e rrahur. Pasi kanë sulmuar fizikisht, sërish i janë kërcënuar, transmeton Portalb.mk.

Kur sulmuesit kanë dalë nga shtëpia e Z.A. ai i është lajmëruar policisë dhe është fshehur në shtëpinë e babit dhe vëllait të tij.

Sulmuesit sërish janë kthyer duke menduar se Z.A. është ende në shtëpi, dhe kanë filluar të thyejnë dritaret dhe gjëra të ndryshme në shtëpi. Nga policia njoftojnë që është duke u punuar për zbardhjen e rastit.