Dje në orën 18 e 30 minuta në fshatin Zhelinë të Tetovës, në rrugën “101” në shtëpinë e E.B. (81) derisa ishte me gruan e tij dhe dy mbesat e tij të moshës dhjetë dhe gjashtë vejçare, ka ndodhur një dramë e vërtetë.

Sipas policisë, në bodrumin e shtëpisë ka hyrë një person i panjohur dhe i maskuar dhe nga E.B. ka kërkuar të holla. Pasi nuk ka gjetur para në xhepat e tij, ai i ka sulmuar fizikisht,i ka mbyllur në dhomë dhe është drejtuar në katin e parë. E.B.bashkë me gruan e tij kanë arritur që të dalin jashtë dhe të kërkojnë ndihmë nga fqinjtë.Në momentin kur fqinjtë kanë arritur, personi i maskuar ka arritur që të ik nga dera hyrëse.

Pas dhënies së ndihmës mjeksore, E.B. është lëshuar për mjekim të mëtejmë në shtëpi. Inspektim ligjor kanë kryer ekipet policore dhe po mdërmerren të gjitha masat për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.