Çdo diskutim reth demokracisë është i pashmangshmë edhe procesi i decentralizimit apo vet-qeverisjes lokale. Në fakt në themelet e demokracisë janë tre koncepte: sovraniteti popullorë, barazia dhe vet-qeverisja lokale. Duke marë si pretekst Maqedonin shumë lehtësishtë është e konstatueshme se kjo mundë edhe të quhet një proces mbase i pamundur politikë aq më tepër se nuk ka qeveri në botë që do ti lëshonte ingerencat me vet-dëshirë autoriteteve lokale. Pse themi kështu: se ndërvartësia e jetës shoqërore mund të zhvillohet vetëm nëse pjestarët e shoqërisë kanë simbole kryesishtë të njejta siç është po e zëmë gjuha.

Në këta vitet e fundit është folur shumë për decentralizimin, por është bërë shumë pak. Kjo përbën dhe arsyen kryesore të “falimentimit” të sistemit të sotëm të qeverisjes vendore. Prandaj, thellimi i decentralizimit dhe riorganizimi i strukturave të dekoncetruara të pushtetit qendror duhet të jenë pjesë përbërëse e kësaj reforme. Ndryshe do të kemi vetëm një hartë të re, por me të njëjtat probleme.

Funksionet e organeve të qeverisjes vendore të nivelit të parë duhet të jenë të lidhura kryesisht me kryerjen e shërbimeve ndaj banorëve, ndërsa atributet e organeve të qeverisjes vendore të nivelit të dytë janë të lidhura kryesisht me administrimin e territorit, zhvillimin e tij ekonomik e social dhe me nevojën e koordinimit të qeverisjes vendore me atë qendrore.

Njëra nga shtyllat më të rëndësishme të Marërveshjes së Ohrit është edhe procesi i decentralizimit dhe qeveria nuk ka investua shumë që ky proces të realizohet në mënyrë transparente. Qeveria nuk ka pasur interesim që të vendose standarde të larta dhe të krijone bazë të shëndoshë për ta afruar pushtetin më afër qytetarëvë, më afër institucioneve dhe shërbimeve.

Nuk ka më asnjë dyshim që pushteti lokal ka dështuar në planin me financat dhe ekonominë, ka dështua edhe me premtime gjatë zgjedhjeve, ata premtua: kanalizime, rrugë të reja, ujë të pishëm, regullimi i punës me mbeturinat, sjellje të investitorve etj. Por këto premtime u haruan, ne sotë kemi fshatra që nuk kan kanalizim, nuk kan ujë të pishëm, janë të mbi ngarkuar me mbeturina, nuk kanë të regulluar infrastrukturën, nuk ka asni investim në zonat e lira të Pollogut. Ka shumë për të thënë, ose për të reflektuar për atë që nuk kanë thënë e nuk kanë bërë. “Puna e tyre”, mund të thotë dikush. Jo, nuk është ashtu sepse populli ende nuk i ka ndëshkuar këta njerëz. Nuk e di se cilën fytyrë do përdorin tani që duhet të kthehen tek populli për t’u vjedhur prapë votën?! Mbase atë të mashtrimit. Prandaj ata sot e bëjnë vetë analizën që duhet ta bëjmë ne. Të japin llogari një më një për atë që nuk kanë bërë, më shumë për atë që e kanë bërë keq në kurriz të këtij populli. Por ata se bëjnë dhe s’kanë për ta bërë. Oferta e tyre për popullin është akuza per kundërshtarin, premtimet boshe.

Ata nuk punojnë për popullin, vetëm e gënjejnë atë dhe ne bashkë me ta ju servirim gënjeshtrat e gatuara në zyra partish. Do vijë shpejt zgjedhjet lokale dhe populli do fillojë të përtypë këtë gjellë të gatuar pa shije dhe do ta vjellë për 4 vitet e tjera që do pasojnë. E kemi bërë gjithmonë këtë gjë, por është koha që të mos ushqehemi më me premtime boshe. Të mendojmë për dhimbjen e barkut e të vjellën para se të hamë. Ky popull nuk e meriton mashtrimin. Politika ka nevojë për një mësim të mirë dhe këtë e ka në dorë vetëm qytetari me votën e tij. Në Komun duhet të shkojnë më të mirët, ata që e duan popullin e tyre dhe punojnë për të. Nëse nuk i ofrojnë më të mirët kryetarët e partive, vendosuni një kryq në listën e tyre.

Selim Iljazi