Protestuesit për një moment kanë përshkallëzuar protestën e tyre për vrasjen e të riut Klodjan Rasha nga ana e policisë.

Qytetarë të ndryshëm i janë afruar Ministrisë së Brendshme, dhe kanë qëlluar me çadra dritaret, duke tentuar që të çajnë edhe kordonin e policisë.

Protesta është thirrur në rrjetet sociale nga qytetarë të ndryshëm ku kërkojnë drejtësi për vrasjen nga ana e policisë të 25-vjeçarit Klodjan Rasha.