Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat Aderuese dhe Politikë Fqinjësore, Genova Ruiz Kalavera sot në punëtorinë “Përvojat në negociatat adereese – si duhet dhe si nuk duhet?”, ka bërë thirrje deri te qytetarët e Maqedonisë, që të votojnë për të përcaktuar ardhmërinë evropiane të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Më 30 shtator keni moment historik, ku ju do ta keni mundësinë e vetme që të përcaktoni të ardhmen tuaj. Prandaj, ju duhet të votoni. Është vitale, sepse keni mundësi të qartë të caktoni ardhmërinë evropiane”, tha Kalavera.

Ajo ka njoftuar se hapi tjetër i rëndësishëm pas referendumit, është realizimi i suksesshëm i procesit të Skriningit.