Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, ka njoftuar se është infektuar me coronavirus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se është aspimptomatik dhe do të qëndrojë në izolim shtëpiak.

“Dua t’ju informoj se edhe përkundër respektimit të masave që nga fillimi, dje kam marrë rezultat pozitiv për COVID-19. Nuk kam asnjë simptomë dhe tani jam në izolim shtëpiak. Ju dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve të infektuar dhe test negativ atyre që janë në vetizolim. Kujdesuni”, ka shkruar Paunovski.