Në “përkthim”, kjo i vjen sikur një funksionar musliman të shkruaj në biografinë e tij ditën kur është bë synet.

Drejtori i Muzeut Ushtarak d-r. Aleksandar Stojçev, në biografinë e tij të publikuar në ueb faqen zyrtare të institucionit, përveç të dhënave për datën e lindjes, arsimimin dhe përvojën, ka shkruar edhe datën e “kryqëzimit të shenjtë” në kishë, shkruajnë mediumet maqedonase.

“I lindur në Beograd më 05.04.1975.

Kryqëzimi i Shenjtë më 01.10.1975 në kishën e KOM-it Shën Nikolla në SHtip”, ka shkruar Stojçev, transmeton Gazeta Lajm.

Në “përkthim”, kjo i vjen sikur një funksionar musliman të shkruaj në biografinë e tij ditën kur është bë synet.

Kjo ka hasur në reagime të shumta në rrjetet sociale, prandaj “kryqëzimi i shenjtë” më vonë u largua nga biografia zyrtare e Stojçevit.