Drejtoria e Doganave njofton se ka konfiskuar rreth 17,7 ton duhan dhe një automjet që po e transportonte mallin, vlera e përgjithshme e të cilave kap shumën e 7 milionë denarëve, shkruan TV21. Nga Drejtoria thonë se Shoferi tentoi mbulimin e vula kabllos me shirit ngjitës.

“Me vendim të gjykatës janë konfiskuar 17,7 ton duhan me gjethe, një automjet me gjysmërimorkio në vlerë të përgjithshme prej 7 milionë denarëve, pasi drejtuesi i mjetit motorik në rrugë nga Republika e Greqisë për në Republika e Maqedonisë së Veriut ka tentuar të dëmtojë shenjën doganore – kabllo me vulë, duke e mbuluar me shirit ngjitës dhe për të njëjtën nuk i ka njoftuar organet doganore”, thonë nga Drejtoria e Doganave.