Rekord i ri u shënua në atletikën e Maqedonisë së Veriut, në disiplinën 400 metra nga Drita Islami e cila arriti rezultatin për 56.35 sekonda. Ajo fitoi rekordin kombëtar gjatë performancës së saj në Kampionatin Kombëtar në një sallë që u mbajt këtë fundjavë në Sofje.
Urime për Drita Islamin e cila pas 40 vitesh arriti të thyej rekordin e Elizabeta Bozhinovskës i cili ishte 56.49 sekonda.
“Edhe pse kjo nuk është disiplina e saj kryesore, shpall një sezon të shkëlqyeshëm të ardhshëm për të. Ndërkaq të gjithë presim që ajo të përmbush normën për pjesmarrje në Kampionatin Evropian në kategorin e 400 metrave, ku ajo është e profesionalizuar”, thonë nga Federata e Atletikës së Maqedonis.