Edhe këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore Dua Lipa ka reaguar në lidhje me trazirat që nodhën në Washington, ku mbështetës të Donald Trump sulmuan Kapitolin, dhe humbën jetën 4 persona.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një foto shkëputur nga ngjarja e djeshme, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: ‘Quajini ata siç janë: terroristë’
Kujtojmë, se Dua lipa nuk e ka mbajtur asnjëherë të fshehtë faktin që është kundra Trump dhe se është në mbështetje të Joe Biden.