Shkruan Medai Shaholli

Shqiptarët e NMK çdo ditë e më shumë janë duke pritur me sytë nga qielli për ëndërrën europiane NATO dhe BE, me shpresën për anëtarësim të shpejtë në këto dy organizma ndërkombëtare.
Ata ia kanë falur Zajkos të gjitha mëkatet e mospërmbushjes së premtimeve elektorale duke pritur lajmet për t’u antarësuar në këto organizma si shpëtim i vetëm nga varfëria me shpresën për punësim dhe një jetë më të mirë për të gjithë.
NATO është organizatë ushtarake që nuk ka nevojë për partneritet me shtete si NMK, pasi asaj i duhen anëtarë thjeshtë për të ndaluar ndikimin rus në ballkan. Për më tepër, antarët e rinj si ”maqedoncat” që nuk kanë çfarë i ofrojnë aleancës më të fuqishme ushtarake në botë siç është NATO, ajo i do këta gomerë të fshatrave të humbur për “të mbajtur ujë” në vatra krizash nëpër botë, pasi nuk mund t’i ofrojnë më shumë.

Qeveria e kryeministrit Zajko nuk ka çfarë t’i ofrojë NATO-s me pjesëmarrjen e tyre në zonat e nxehta të globit, ajo nuk ka as avion as tanke të që i plotësojnë standartet e aleancës, veç disa tanke të skaduara që vlejnë vetëm për skrap.

Tjetër gjë është anëtarësimi në BE, pasi aty duhen kritere dhe plotësim detyrash shtëpie siç janë: reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut etj, gjë që “dërzhava” jonë e ka shumë të vështirë t’i realizojë këto detyra shtëpie.

Shqiptarët po presin me sytë nga qielli se çdo sjellë e nesërmja për ta.
Ata nuk duhet të presin nga BE t’ia rregulloj statusin e shqiptarëve por të kërkojnë nga subjektet e tyre si kusht për hapjen e negociatave dhe statusin politik të barabartë me sllavët.

Në BE nuk duhet të hyjmë si lypsarë dhe si bisht i sllavëve nën flamurin e tyre por, me dinjitet si të barabartë mes të barabartëve.
Emërtimi i përbashkët për ”maqedonca të dërzhavës” NMK, nga vijnë edhe shqiptarët është një ”dhuratë” nga partitë tona politike, ku ata miratuan me vullnet të plotë në kushtetutën e re skllavërinë moderne që mban emrin bashkësi etnike e 20%.

Ndaj, sa më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm të jemi aq më parë do shohim se prangat e robërisë moderne nëpër këmbë, na kanë vënduar së bashku me sllavët edhe servilët tanë të partiçkave politike shqiptare, ku duhet të na bëjnë të reflektojmë se, kështu duke pritur me sytë nga qielli do mbetemi popull nomad dhe lypsarë në shkallët e dyerve të mëdha të BE-së.
Kombet e tjera nuk kanë pritur si shqiptarët me sytë nga qielli duke shpresuar, por kanë patur liderë dhe subjekte politike të përgjegjshme për popullin e tyre dhe ia kanë dalë.

Sot, shumë nga shtetet e lindjes janë anëtarë të familjes së madhe europiane në saj të kryerjes pak a shumë të detyrave dhe kushteve të parashtruara që kërkonte BE.
Shqiptarët dhe sllavët brenda “dërzhavës” NMK, njëherë duhet t’i kryejnë detyrat e shtëpisë pastaj të shohin ëndërrën europiane dhe pretendimet për një anëtarësim të shpejtë.