Autor: Shefik Duraku

Që mos të kemi asnjë dilemë, ne kishim një marrveshje për formim të Qeverisë,në bazë të asaj marrveshje Aleancës për Shqiptarët i takuan (në atë kohë) dy resore Minsitrore,Ministria e Shëndetsisë dhe Ministria për Qeverisje Lokale.

Në momentin kur si pasoj e kandidimit dhe fitores më pastaj të Arben Taravarit në Komunën e Gostivarit,mbeti i zbrazët vendi i Ministrit të Shëndetsisë dhe disa vende tjera,të njejtat duheshte të plotsohen pa ndonjë bujë. Po të respejtohej marrveshja për formimin e Qeverisë,duheshte që vendi i Ministrit të shëndetsisë të plotsohet me kuadër nga Aleanca Per Shqiptaret,por një gjë e tillë nuk ndodhi edhe përskaj faktit se Kryeministri deklaroi hapur që nuk do ketë rekonstruim por vetëm plotësim të vendeve vakante.

KJO ISHTE PRISHJE E MARRVESHJES PËR BASHKQEVERISJE mes partnerëve LSDM,BDI dhe ASH-së. Atëher cila është logjika që Aleanca të vazhdoj të jet pjesë e ekzekutivit? Vendimi politik i ASH-së për të lëshuar të gjithë pozicionet në ekzekutiv është vendimi më i logjikshëm dhe më i duhuri,jo për intereset partiake të saj,por për interesin e gjithë qytetarëve e në veçanti të atyre Shqiptarë ndaj të cilëve ndjen përgjegjsi Aleanca. Është prekur dinjiteti politikë i Shqiptarëve,prandaj është ky reagim i Aleancës.

Gjatë procesit të marrjes së vendimit për një veprimi të këtillë kujdes të veçantë i është kushtuar RAPORTEVE ME MIQTË TANË NDËRKOMMBTARË prandaj dhe Aleanca doli me qëndrim se edhe përskaj mospjesmarrjes në ekzekutiv do e mbështesim rrugën euro-integruese të vendit që don të thot se dy votat e Aleancës në Kuvendë do të jenë ç’doher PRO LIGJEVE që kanë të bëjnë reformat në gjyqsorë e që burojnë nga Rekomandimet e Pribesë dhe ligjet që kanë të bëjnë me perafrimin e legjislaturës së vendit me atë të BE-së e që janë me interes për qytetarët.