Në mungesë të veprave dhe projekteve konkrete të realizuara, ministrat dhe zyrtarët e qeverisë lavdërojnë njëri tjetrin, në një takim të realizuar bashkë.

Një pjesë e mediave sot njoftuan se zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Bujar Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce mbajtën një takim për të diskutuar mbi sfidat e sistemit shëndetësor, reformat e parashikuara dhe mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Në mungesë të projekteve reale që qytetarët do të përfitojnë, këta dy anëtarë të Qeverisë së Zoran Zaevit bëjnë një takim kot sa për të mashtruar opinionin dhe prej të cilit bëjnë një ngjarje mediale.