Dy figurat kyçe që kontribuan në rëzimin e VMRO-DPMNE-së nga pushteti padyshim se janë Ziadin Sela dhe Teuta Arifi.I pari njihej për fjalimet e zjarrta nga foltorja e parlamentit të RM-së kundër rregjimit Gruevskian, gjë që përshkallëzoi situatën në pikën ku huliganët e sponsorizuar nga partia atëherë në pushtet, ta rrahin për vdekje liderin e LR-PDSH-së Ziadin Selën.Tjetra padyshim se është numri dy i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nënkryetarja Teuta Arifi. Kjo e fundit udhëhoqi grupin ANTI-Regjim brenda luftës së brendshme në parti dhe paralelisht mbante linjën e kontaktit  fuqishëm me faktorin ndërkombtarë në vend.Jo rastësisht sot e para e Tetovës ishte pre e sulmeve të protestave të organizuara nga VMRO-DPMNE.Shqiptarët nuk duhet të instrumentalizohen në këtë skenarë të errët, i cili nuk kursen mjete për të bërë çmos që këto dy personalitete më të kualifikuar intelektualisht ndër shqiptarë, ti eliminojë nga skena politike.