Dy gra janë lënduar gjatë të shtënave me armë zjarri në një dasëm në fshatin Çajle të Gostivarit. Menjëherë pas plagosjes gratë janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa personi i cili dyshohet se ka gjuajtur është privuar nga liria.

Sipas informatave të SPB-së Tetovë, gjysmë ore pas mesnate në oborrin e shtëpisë familjare të B.H. (53), derisa ka zgjatur dasma, ka pasur gjuajtje me armë. Në rrethana ende të pambaruara ka ardhur deri te plagosja e grave të cilat kanë marrë pjesë në dasëm. Të lënduarat H.I.(44) dhe M.M.(35) janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, dhe janë nën kujdes mjekësor.

Në mëngjes, në vendin e ngjarjes, ekipi i inspektimit dhe prokurori publik kanë bërë ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e rastit.

Pas denoncimit, rreth orës 1:30. nëpunësit policot e kanë privuar nga liria B.H. nën dyshimin se ai ka gjuajtur me armë.

Këtë vit ky është incidenti i parë më serioz i shkaktuar nga të shtënat e paautorizuara në solemnitete në rajonin e Gostivarit. Para katër ditësh në Reçicë të Vogël gjatë të shtënave me armë ishin plagosur dy të rinj, njëri nga ata ishte lënduar më shumë dhe ishte operuar në klinikën e Shkupit.